Në qytetin Samokov të Bullgarisë po mbahet Kampionati Ballkanik në Taekwondo.
Garuesit nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini në ditën e parë të Kampionatit arritën të fitojnë tre medalje, Sumeja Bisha të artë dhe Medina Kanaqeviq dy të bronzta, një në kategorinë individuale dhe një në çift.
Ditën e diel radhën e kanë 5 garues nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini.
Përndryshe, si pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi, në këtë garë marrin pjesë 11 garues nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini.