Gjatë këtij vikendi në Maqedoni në qytetin e Ohërit u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin e Taekwondo-së. Ky aktivitet mblodhi 450 sportist, 24 ekipe nga 5 vendet e rajonit. Taekwondo Ulqini u paraqit me 8 sportist. Suksesi për ekipin e Ulqinit ishte: 🥇4 medalje të arta, 🥈2 të argjendit dhe 🥉2 të bronzit. Tre sportist shpërblehen me çmimin e sportistit më të sukseshëm të turneut.
🥇Denis Çobi
🥇Amella Nuti
🥇Sara Kraja
🥇Eren Karaminxhoja
🥈Adna Sulejmani
🥈Nermin Sulejmani
🥉Enes Dushku
🥉Rijad Dervishi
Sportistët: Sara Kraja, Amella Nuti dhe Denis Çobi u shpallet garuesit më të sukseshëm të këtij aktiviteti me nga tre ndeshje të fituara të cilët shpërblehet me çmim përsonal.
Falenderojmë sponzorin Hotel Prego, Dino Nikezic.
Tkd Ulqini, 26.03.2023
Fikret Dushku, prof.