Taekwondo Ulqini: Edhe një suksesë evropian dhe medalje të premijer ligës

Java e kaluar ishte shumë e ngarkuar për anëtarët e Taekwondo-së Ulqini ku arritën të sjellin një medalje evropiane dhe 4 medalje të premijer ligës së Taekwondo-së.

Gjatë javës së kaluar nga data 18-22.10.2023 në Beograd u mbajtë kampionati evropian për kadet dhe pionir. Sportistja Nejra Dervishi pas dy fitorëve arrinë deri në finale e cila ndalet nga përfaqesuesja e Ukrainës dhe kështu shpallet nënkampione e europes për vitin 2023 duke sjell medaljen e 🥈 argjendit.

Ndërkohë në Podgoricë gjate vikendit u mbajtë premijer liga e Taekwondose të nivelit G1/E1 e cila shërben për rang listen botërore. Te sukseshëm ishin sportistët: Arta Ismailaga dhe Rijad Dervishi fituan medalje të argjendit 🥈 kurse Merisa Malokraja dhe Amela Nuti fituan medalje të bronzit 🥉 si dhe pikë të vlefshme për rang listen botërore e evropiane. Sara Kraja dhe Enes Dushku fituan ndeshjet e para mirëpo u ndalen në ndeshjet e dyta.

Ishte një javë shumë e ngarkuar për klubin tonë megjithëatë jemi të kënaqur pasi arritëm të sjellim një tjetër medalje evropiane dhe 4 medalje të rang listes botërore.

Me pamundësi që ti përcjell të gjithë sportistët pasi kishim tre aktivitete në të njëjtën kohë, i falenderoj trajnerët që u gjetën pranë sportisteve tanë në Montenegro open, Xhersi Kurti, Rade Vuletic, dhe Vladimir Drakulovic.

Tkd Ulqini, 23.10.2023
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi