Gjatë këtij vikendi me datë 17-19.06.2022. në San Marino është duke u mbajtë kampionati Europian për shtetet e vogla. Ky Kampionat mblodhi 11 shtetet e vogla të Europës. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini me përfaqësuesen e Malit të Zi u paraqitën 6 sportist.
Sportistet Sara Kraja dhe Arta Ismailaga u shpallen kampione të këtij aktiviteti duke fituar medalje të arta të rangun G2/E2 si dhe pikë te vlefshme për ranglistën botërore.
Sportistët Enes Dushku dhe Amella Nuti fituan medaljet e argjendit.
Falenderojmë sponsorët për përkrahjen financiare.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.