Një tjetër vikend i sukseshëm për sportistët e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Sjellin 11 medalje dhe një trofe. Të shtunën me datë 16.03.2019 në Zrenjanin u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së ZRENJANIN OPEN 2019. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 640 garues, 65 klube nga 11 shtete të ndryeshme. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues. Sportistët nga Ulqini arritëm të kurorzohen me 5 medalje ari, 3 argjendi, 3 bronzi. Garuesi Bledar Kasmi u shpall garuesi më i sukseshëm i turneut dhe trofeu i vendit të tretë në diciplinën e Formave.
Medalistët e artë:
Sara Kraja
Bledar Kasmi
Medina Kanaqeviq
Amra Dushku
Hana Tivari
Medalistët e argjendit:
Arta Ismailaga
Dion Mustafa
Vesa Dervishi
Medalistët e bronzit:
Sumeja Bisha
Enis Kurti
Amella Nuti
Falenderojmë sponsorët për përkrahje financiare të këtij aktiviteti. Poashtu falenderojmë prindërit për përkushtimin ndaj sportistëve tanë.