Taekwondo Ulqini: Medalja e radhës nga premijer liga botërore niveli G/E 

Gjatë vikendit me datë 30-31.03.2024 në Shkup, Maqedonia e Veirut është duke u mbajtë premijer liga në sportin olimpik të Taekwondo-së niveli G/E që ka të bëjë me ngumbullimin e pikëve e që shërbejn për rang listën evropiane e botërore.

Ky aktivitet i rëndësishëm i Taekwondo-së grumbullojë afër 1000 sportist nga 38 vendet e botës. Në këtë aktivitet të premijer ligës botërore u paraqit edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini me 3 sportist. Sara Kraja, Enes Dushku dhe Rijad Dervishi. Të lajmëruar ishin edhe dy sportistet Arta Ismailaga dhe Amela Nuti mirëpo për shkak të gripit nuk patën mundësi që të paraqiten në këtë aktivitet të rëndësishëm.

I sukseshëm ishte sportisti Enes Dushku me tre fitore arrinë deri në finale ku edhe ndalet me vetëm një pikë nga përfaqësuesi i Greqisë i cili fiton medaljen e argjendit 🥈 dhe pikë të vlefshme për rang listën evropiane e botërore.

Garuesi Rijad Dervishi pati paraqitje të mirë i cili fiton ndeshjen e parë kurse të dytën ndalet nga përfaqësuesi i Francës.

Njëra ndër garueset më të sukseshme Sara Kraja ndalet në ndeshjen e parë edhe pse e lënduar ajo tregoj karakterin e një sportiste e cila kërkon të garojë edhe për kundër shqetësimit nga lëndimi muskulor. Shpresojmë që ky lëndim mos të zgjasë shumë.
Vazhdojmë me aktivitetet e radhës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi