Taekwondo Ulqini: NJË MEDALJE NE TURNEUN NË TIRANË

Me datë 01-02.10.2022 në Tiranë u organizua turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së “Albania open 2022” i nivelit G2/E2, nivel ky i cili shërben për rang listën botërore. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi 863 sportist, 229 ekipe nga 56 vende të botës.
Në këtë garë të këtij niveli u paraqitë edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me katër sportistë, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Enes Dushku. Me këto gara të nivelit G2/E2 pretendojmë të grumbullojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të ngritemi sa më lartë në renditjen botërore, rënditje e cila do ti dërgojë më lehtë në kampionatin Europian për kadet i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta.
Sportisti nga Ulqini Enes Dushku pas dy ndeshjeve të fituara në finale u ndal nga nënkampioni i botës dhe kështu fiton medaljen e argjendit në kategorinë kadet -61kg dhe pikë të vlefshme që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lartë në rang listën botërore.
Ndërsa garueset Sara Kraja, Arta Ismailaga dhe Amella Nuti u ndalen në ndeshjet e para, sidoqoft paraqitja e sportistëve tanë ishte shumë e mirë pasi jemi në prag të kampionatit Evropian jemi edhe në faza të provave të ndryeshme ashtu siç i kërkon edhe programi i stërvitjeve pregatitore.
Sportistëve ju uroj shumë suksesë pasi janë duke bërë një punë të shkëlqyer dhe të mbahet i gjithë ky ritëm kërkon energji, mund, sakrific, kohe dhe shpenzime shumë.
Falenderoj prindërit për bashkëpunim dhe mbështetje, Komunën e Ulqinit për përkrahje, sponsorët etj.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja