Sportistja e klubit të Taekwondo Ulqini Sara Kraja do të marrë pjesë në kampionatin botëror e cila do të mbahet në Koren e Jugut nga data 01-06.10.2024.
Sara do ta përfaqësojë Malin e Zi së bashku edhe me tre sportist tjerë. Sara deri më tani ka një rezultat të shkëlqyer ajo është bartëse e 4 medaljeve të arta Ballkanike gjegjësishtë katër herë kampione Ballkani, kampione Europiane, kampione e kupës së Europës, dy herë kampione Evropiane për shtetet e vogëla, 6 herë kampione e Malit të Zi, fituese e 16 medaljeve të Premijer ligës, pjesëmarrëse e kampionatit botëror në vitin 2022 dhe tani ajo do të paraqitet në kampionatin Botëror për junior në Korenë e Jugut, kjo është paraqitja e dytë për Sarën në një event të tillë siç është kampionati botëror.
Ekipin e Malit të Zi drejtë Kores së Jugut do ta udhëheqë trajneri i klubit të Taekwondo-së Ulqini Fikret Dushku. Kjo është hera e 5 që sportistët e klubit të Taekwondo-së Ulqini paraqiten në kampionatin botëror, një arritje e madhe për klubin e Taekwondo-së dhe qytetin Ulqinit.