Gjatë kësaj fundjave në Sarajevë është duke u zhvilluar turneu ndërkombëtar në sportin e Taekwondo-së, turneu i nivelit G1/E1 që ka për qëllim grumbullimin e pikëve të cilat shërbejnë për rang-listen botërore.
Në këtë aktivitet sportiv të Taekwondo’së morrën pjesë mbi 600 sportistë, 110 klube nga 41 vende.
Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitën 4 sportistë: Arta Ismailaga, Amela Nuti, Enes Dushku dhe Sara Kraja.
Sportistja më e suksesshme ishte Arta Ismailaga e cila arrin deri në finale mirëpo ndalet nga perfaqësueja kroate me nje rezultat të barabartë, mirëpo epërsia i kaloj Kroates dhe me këtë paraqitje fitoi medalje argjendi.
Amela Nuti poshtu arrin deri në finale por ndalet nga perfaqësuesja e Australisë dhe fiton medaljen e argjendit.
Konkurenti tjetër Enes Dushku fiton medaljen e bronzit,mirëpo për shkak të lëndimit nuk mundi të vazhdojë garën më gjatë.
Sara Kraja u ndal në gjysëmfinale nga perfaqesuesja e Kroacise dhe arrin të shperblehet me medalje bronzi.
Ekipin e udhëhoqi trajneri Fikret Dushku.