Gjatë vikendin me datë 06-07.07.2024 në Zvicër është organizuar turneu ndërkombëtar në sportin e Taekwondo-së Krasniqi open 2024.
Në këtë aktivitet të Taekwondosë u paraqitën mbi 400 sportist nga 13 vende.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 5 sportistë. Rezultati për sportistët e Ulqinit ishte:
Më i sukseshmi ishte Enes Dushku i cili arrinë të fitoj vendin e parë medalje e artë me tre ndeshje të fituara kundër Italis, Zvicrës dhe në finale Franca si dhe shpallet sportisti më i mirë në kategorinë Junior.
Me medalje të artë u kurorzua edhe sportisti Rijad Dervishi poashtu me tre ndeshje të fituara. Me medalje të agjendit u kurorzua sportistja Arta Ismailaga e cila fiton kundër Francës pastaj kundër Zvicrës kurse në finale ndalet nga sportistja Franceze.
Paraqitje të mirë pati edhe Sara Kraja mirpo për shkak të lëndimit u detyrua ta ndërpres ndeshjen.
Sportistja Amella Nuti u ndal në ndeshjen e parë nga sportistja e Francës.
Falenderojmë organizatorët Mergim dhe Bashkim Krasniqi për mikëpritje.
Taekwondo Ulqini