Dy vikendet e fundit klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë në dy aktivitete të taekwondo-së të nivelit G/E1 apo premier liga, në Insbruk të Austrisë, Austria open G/E1 dhe në Shkup, Skopje open G/E1. Turne të cilat shërbejnë për grumbullimin e pikëve dhe për ngritje sa më lartë në rang listën evropiane dhe botërore, pikë të cilat drejtojnë drejt lojrave Olimpike. Në Austri me datë 01-02 prill 2023 u mbajtë Austria open ku u paraqitën 1400 sportist, 332 ekipe nga 56 vende. Ne u paraqitëm me dy sportist Arta Ismailaga dhe Rijad Dervishi. Arta ndeshjen e parë e fiton kundër Suedisë ndërsa në ndeshjen e dytë ndalen nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Me një fitore Arta arrinë të mbledhë pikë të cilat do ti shërbejnë për ranglistën Evropiane. Sportisti Rijad Dervishi ndalet në ndeshjen e parë kundër Italisë.
Aktiviteti i dytë i këtij niveli ishte ajo në Shkup, Skopje open G/E1 i cili u mbajtë me 8-9 prill 2023 ku morën pjesë 700 sportist, 70 ekipe nga 40 vende. Ulqini u paraqitë me një sportiste Sara Kraja. Sara në këtë aktivitet arrinë të fitoj 3 ndeshje kundër Rumanisë, Greqisë, Bosnës ndërsa në finale ndalet nga përfaqësuesja e Bulgarisë. Sara fiton vendin e dytë medalje argjendi dhe me tre fitore ajo siguron 60% të pikëve të vlefshme për rang listën Evropiane e Botërore.
Këto aktivite të këtij niveli G/E apo premier liga vërtet janë turnamente shumë të kushtueshme dhe kërkojnë pregaditje të lartë psiqike dhe fizike. Ne jemi të kënaqur që kemi arritë deri aty që tre sportistë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini ti kemi në mesin e 10 sportistëve më të mirë në rang listën Evropiane.
Aktiviteti i radhës i këtij niveli do të mbahet në Tiranë si dhe kampionati Europian në Sarajevë gjatë muajit maj, si dhe disa turne rajonale.
Shpresojmë për të mirën.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.