Tafili: FORMIMI I ORGANEVE BANESORE RRIT NIVELIN E JETESËS BRENDA NDËRTESËS

Samir TafiliiSekretari për veprimtari banesore pranë komunës së Ulqinit Samir Tafili, në një deklaratë për Portalin Ul-info, foli hollësisht për kompetencat e këtij resori komunal. Ai sqaroi se ky Sekretarit, ndër të tjera, merret me mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit dhe banesave, mirëmbajtjen e pamjes së jashtme të ndërtesave dhe ruajtjen e rendit shtëpiak me implementimin e Ligjit për pronësi etazhore.

“Për mirëfunksionimin e një ndërtese banimi, për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e saj, është e domosdoshme që të formohen organet që menaxhojnë ndërtesën e banimit. Në bazë të Ligjit aktual për banim dhe mirëmbajtje të ndërtesës së banimit qartë është përcaktuar mënyra dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren për formimin dhe organizimin e organeve të menaxhimit”, tha Tafili.

Sipas tij, Ligji përcakton qartë edhe obligimet e çdo pronari të banesës.

“Pronarët e banesave janë të obliguar që të organizohen brenda një ndërtese ose lamele, pra brenda një hyrjeje. Ato janë të obliguar të formojnë Kuvendin e ndërtesës, Kuvend i cili zgjedh administratorin e asaj ndërtese. Administratori është person kyç për zbatimin e vendimeve të Kuvendit dhe për kryerjen e punëve të ndryshme sa i përket asaj banese”, sqaroi Tafili.

Ai apeloi tek qytetarët të cilët jetojnë nëpër ndërtesa banimi që të ndërmarrin hapat e nevojshme për të formuar organet, të gjitha me qëllim të mirëmbajtjes së ndërtesës së banimit dhe rritjes së nivelit të jetesës brenda asaj godine.

“Për çdo informatë apo paqartësi në lidhje me mënyrën e organizimit të organeve menaxhuese qytetarët  lirisht mund të drejtohen pranë zyrave të këtij Sekretariati”, përfundon Tafili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…