Kryetari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike Rexhep Taganoviq ka deklaruar se drejtori i OT Fuad Haxhibeti e solli vet vendimin që të lëshojë zyrat e këtij institucion të cilat ndodhen në hapësirat punuese të ndërmarrjes “Otrantkomerc” dhe të kërkojë të rejat.
“Për çdo gjë që ndodhi pas kësaj nuk jemi të informuar dhe Këshilli ekzekutiv nuk ka dhënë pëlqimin. Prandaj Këshilli ekzekutiv së shpejti do të shqyrtojë përgjegjësinë e tij dhe masat që do të ndërmerren”, tha Taganoviq për “Dan”.
Kjo gazetë shkruan se kjo mund të sjellë edhe shkarkimin e drejtorit Haxhibeti, i cili, përndryshe, është funksionar i lartë i Forcës së re demokratike.








