Taganoviq: DO TË INICIOJMË ÇËSHTJEN E PËRGJEGJËSISË PËR KONTESTET E HUMBURA

Organizata turistike, Turisticka organizacijaKryetari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike të Ulqinit Rexhep Taganoviq ka deklaruar se në mbledhjen e parë të ardhshme të këtij trupi do të iniciohet çështja e përgjegjësisë për dëmin e krijuar në bazë të vendimeve gjyqësore.

Portali jonë publikoi dje se Gjykata themelore në Ulqin ka shpallur të paligjshëm konkursin për zgjedhjen e drejtorit të OT-së në fillim të vitit 2015.

OT humbi edhe kontestet gjyqësore të cilat i iniciuan ish drejtori Ali Rexha dhe punëtorët e larguar nga puna.

“Të gjitha do t’i shqyrtojmë, sepse kam kërkuar nga drejtori raportin e tërësishëm. Do të analizojmë situatën e krijuar dhe do të shohim sa është dëmi i përgjithshëm dhe kush është përgjegjës”, tha Taganoviq për këtë gazetë e cila shkruan se, në bazë të vendimeve të gjyqit, OT duhet të paguajë rreth 200 mijë euro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…