Në një postim në FB ish kryetari i KKSH-së Tahir Tahiri u shpreh ashpër rreth vendimit për anëtarët e Këshillit programor të gazetës “Koha javore”.
Ky është një turp jo vetëm për udhëheqjen e KKSh, por edhe për të gjithë anëtarët e KKSh-së të cilët kanë marrë pjesë në këtë “pazarllek”.
Zgjedhja e Këshillit programorë të KOHA JAVORE me anëtare jokompetent e komplet të pa përvojë në media, në kundërshtim edhe me kushtet e Konkursit, (përjashtim bën veç gazetari i nderuar z. Gjekë Gjonaj), dëmton rënde jo vetëm KJ por edhe informimin shqip në MZ dhe përgjithësisht të gjithë shqiptaret ne Malin e Zi.
Si ish kryetar i KNSh-së, (sot KKSh) i bëj thirrje udhëheqjes aktuale dhe anëtarëve të devotshëm të Këshillit Kombëtarë, të anulojnë “zgjedhjen”, të kërkojnë falje publike shqiptarëve në MZ për këtë “lëshim” dhe të veprojë ashtu si i takon një këshilli të patriotëve të vërtetë, dhe kjo vetëm në funksion të ruajtjes se “faqes së bardhë” dhe Institucionit që përfaqësoni.
Përndryshe ka të ngjarë që, nëse këtë nuk e bën sa më parë vetë, KKSh, ta bëjnë Ligji i cili mbron kushtet e Konkursit dhe rregullat e konkurrimit e të përzgjedhjes, shkruan Tahiri.