Tahiri: RRUGA ULQIN-SUKUBINË – MAGJISTRALJA “MEHMET BARDHI”

Tahir-TAHIRI“Pas vendimit të qeverisë së Kosovës që autostrada Prishtine-Shkup të emërtohet me emrin e politikanit Arbër Xhaferi, duke pasuar atë të autostradës Ibrahim Rugova, si dhe emërtimit padyshim në të ardhmen të autostrades Durres-Kukës me emrin e liderit te PD, burrështetasit Sali Berisha, mirë do të ishte që edhe politikanët shqiptarë në Malin e Zi të marrin iniciativa që ndonjëra prej rrugëve që na lidhë me Shqipërinë të emërtohet me emrin e ndonjë politikani shqiptarë në Malin e Zi, që ka dhëne kontribut në proceset demokratike dhe avancimin e çështjes shqiptare në ketë shtet. Unë mendoj se në shenjë respekti për kontributin e dhëne në këtë drejtim, rruga magjistrale Ulqin-Sukubinë , mund të emërtohet , magjistralja Mehmet Bardhi. Ekzistojnë mjaft argumente në mbështetje të këtij mendimi”, shkruan në profilin e vet në FB ish-kryetari i KKSH Tahir Tahiri dhe shton: “Vetëm xhelozia e ndërsjellë që na karakterizon ne shqiptarëve mund ta ç’vlerësoj këtë mendim timin e njëkohësisht propozim për aksin rrugore te lartpërmendur. Mendimin dhe propozimin e bazoj ne argumentin se z.Bardhi është lideri i pare i subjektit te pare politik shqiptare, LD ne MZ dhe se asnjë politikan tjetër s ka arritur ta tejkaloje madje as ta arrije atë ne aspektin e sensibilizimit te çështjes shqiptare ne MZ. Mangësi e gabime kanë të gjithë, padiskutim i pagabueshëm s’është askush e këtu përjashtim nuk bënë as Z.Bardhi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…