Taipi: Parku qëndror i Qytetit në funksion brenda disa ditesh

“Sekretariati për Veprimtari Komunale dhe Banesore po realizon projektin e Parkut Qendror të Qytetit sipas planit të paraparë. Aktualisht jemi në përfundim të fazës së dytë të punimeve, me të cilën parku do të mund të vihet në funksion dhe t’u ofrojë fëmijëve tanë një nga hapësirat më të mëdha dhe më të bukura për rekreacion dhe lojë në qytet. Në vazhdim, planifikohet realizimi i fazave që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes nga komunikacioni, si dhe vendosjen e ndriçimit publik, që do ta bëjnë këtë hapësirë të plotësisht funksionale dhe të sigurt për të gjithë vizitorët”, deklaroi për Ul-info sekretari i këti Sekretariati Leart Taipi.

Ai tha se me buxhetin e vitit 2026, parashikohet të vazhdohen me fazat që do t’i shërbejnë familjeve dhe të moshuarve përfshirë gjelbërimin e hapësirave, krijimin e zonave për relaks dhe hapësirave sportive për të gjitha moshat. :

“Me këtë projekt po synojmë të plotësojmë nevojën e qytetarëve për hapësira publike cilësore, të destinuara për pushim dhe rekreacion.

Ky është gjithashtu projekti më madhor në fushën e zonave argëtuese për fëmijë, që po realizohet këtë vit pas përfundimit të mikrolokacioneve të këndeve për fëmijë në Plazhin e Vogël (dy lokacione) dhe tek Shtëpia e Kulturës, ndërsa deri në fund të vitit pritet të përfundojë edhe rregullimi i këndit të lojërave në parkun publik në Zenelaj”., shtoi Taipi.

Në pyetjen tone sa është kostoja e punimeve në adaptimin e qasjeve për persona me nevoja të veçanta, ai u përgjigj: “Aktualisht po realizojmë projektin e adaptimit të qasjeve për persona me aftësi të kufizuara në të dy bulevardet kryesore të qytetit — Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Vëllezërit Frashëri.

Ky projekt ka për qëllim që të mundësojë lëvizje të lirë, të sigurt dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta.

Vlera e projektit është rreth 20.000 euro, ndërsa përfundimi i punimeve pritet brenda afatit prej 10 ditësh.

Në vitin e ardhshëm planifikojmë të vazhdojmë me projekte të ngjashme edhe në rrugët tjera kryesore të qytetit, në mënyrë që e gjithë infrastruktura publike të bëhet plotësisht e qasshme për të gjithë”.

“Aktualisht jemi të fokusuar në përfundimin e projekteve si: infrastruktura nën­tokësore në rrugën Mujo Ulqinaku, fillimi i punimeve në ndërtimin e bazenit të ujit të pijshëm në fshatin Bojk, përzgjedhjen e punëkryesve për projektet Qendra multimediale “Rana Hub”, rregullimi i fasadave të ndërtesave dhe rekonstruksioni i Bibliotekës në Shtëpinë e Kulturës Ulqin.

Në fazë projektimi janë: linja sekondare e kanalizimit në Fushën e Ulqinit, rekonstruksioni i bulevardit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, trotuari i rrugës Dom Simon Filipaj (Magistrala), fabrika për trajtimin dhe filtrimin e ujit të pijshëm në burimet Fraskanjel dhe objekti për klorimin e ujit të pijshëm.

Nga mjetet e “Te mirat detare” do filloj realizimi e projektit për sanimin e shëtitores në Plazhin e Vogël dhe këndin e lojërave në parkun e Plazhit të Vogël.

Gjithashtu, Sekretariati po përcjell dhe asiston në realizimin e projekteve të rrugës Krythë–Tivar dhe dhe fillimin e punimeve ne rrugën Katerkollë–Shtegvashë, pjesë e projektit të inicuar nga ky sekretariat për rekonstruksionin e rrugës Katerkollë–Ostros, si dhe bashkëpunon në fillimin e projektimit te bulevardit të rrugës së Shtojit”, foli Taipi për projektet në të cilët është i fokusuar Sekretariati të cilin ai e udhëheq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi