Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq do të bisedojë nesër në Tiranë me ministrin e mirëqenies sociale dhe rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, mëson Portali UL-info.
Veliaj (35) është një nga politikanët më me perspektiv në këtë vend dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Edi Rama.
Temë e këtij takimi do të jetë situata në regjion, pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në mes këtyre dy vendeve.