Poeti dhe publicisti nga Ulqini është ftuar në takimet potike ndërkombëtare të Jonit,që mbahen në Sarandë edhe nisin ditën e nesërme për tëfunduar më 30 shtator.
Në këtë festival prestigjoz të poezisë,sipas agjendes, do të mbahen një sërë aktivitetesh letrare të autorëve të kulturave të ndryshme botërore.
“Për shkak të gjendjes jo të favorshme shëndetësore edhe mundësive ekonomike, shkrimtari Berjashi falenderoi tej mase për ftesën e bërë,duke dëshiruar që ka rast të inkurajojë dy qytetet, Ulqini dhe Saranda, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e letërsisë,trashëgimisë kulturore dhe turizmit”.
Veprimtaria letrare e Ibrahim Berjashit sivjet ka qenë shumë aktive.
Në revistën “KOD” që botohet nga Qendra për zhvillimin e kulturës së pakicave të Malit të Zi, është prezantuar me një cikël të pozive të reja.Po ashtu,revista prestigjoze e Lidhjes së shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, “METAFORA” ky autor është përfaqësuar me poezi të shkëputura nga vëllimi në dorëshkrim “SHIJA E UJIT”.
Në fund të muajit gusht ishte i ftuar në takimet mbarëkombëtare të “Bytyqasvse” në malin e Dajtit,madje edhe anëtar i jurisë.
Ndërkaq, në Akademinë alternative Pegasi, në Tiranë u shpall poeti më i mirë shqiptar në Malin e Zi, kurse në Durrës, në fund të majit, kishte një prezantim dinjitoz në Festivalin Pranvera poetike durësake.
Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, anuloi pjesëmarrjen në manifestimin poetik në Zreçe të Sllovenisë edhe në Gjilan.
Enti i librit dhe mjeteve mësimore të Malit të Zi këtij autori i boton përmbledhjen e tregimeve “ Sirena e liqenit”,i cili do të përurohet në nëntor në Panairin e librit në Tiranë.