Në Ulqin sonte duhet të mbahet takimi i liderëve të partive nacionale shqiptare, mëson Portali Ul-info.
Në këtë takim do të formohet grupi punues për përpilimin e platformës së përbashkët të cilin do ta përbëjnë nga një përfaqësues nga secili grupim politik.
Ky është takimi i tretë i drejtuesve të partive shqiptare të cilët u mblodhën me ftesë të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka. Është akorduar që kryesimi me mbledhje të jetë me rotacion, ndërsa mbledhjen e sotme do ta drejtojë kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka.