Takimi i partive shqiptare: SOT NJOFTIMI, NESER NDOSHTA FILLIMI I NEGOCIATAVE

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Rreth 40 minuta zgjati takimi i liderëve të partive shqiptare në ndërtesën e komunës së Ulqinit të cilët u takuan, siç u deklarua më herët, që të arrijnë marrëveshjen për formimin e pushtetit lokal. Në këtë takim ishin të pranishëm zyrtarët e Forcës, e cila e inicioj takimin, si dhe përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve në krye me kryetarët Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe Mehmed Zenka.

“Na thirren që të njoftohemi”, tha për Portalin UL – info njëri nga pjesëmarrësit e takimit të sotëm.

Pjesëmarrësi tjetër i takimit na pohoj që nuk u arrit asnjë marrëveshje. “Nesër mbrëma do të dimë a do ti fillojmë me të vërtet negociatat apo kjo është vetëm tentativë që të akuzojmë njëri-tjetrin për ‘tradhtinë e interesave kombëtare’”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…