Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtari Komunale”.

Me afaristët biseduan kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Qazim Hoxhiq, sekretari i Sekretariatit për Buxhet dhe Financa, Arian Murati, si dhe drejtori indërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale” Senad Kollari.

Qëllimi i takimit ishte të bëhetnjë analizë e hollësishme e sezonit turistik, përmledhje e punës dhe veprimit të aktorëve kryesorë turistik të qytetit të Ulqinit, si dhe së bashku të fillohet sa më parë me përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Kryetari Bajraktari i njoftoi të pranishmit për punën e udhëheqësisë së Komunës, projektet e planifikuara në infrastrukturë dhe projekte të tjera në fushën e turizmit, masat stimuluese që janë planifikuar për përmirësimin e kushteve për të punuar në turizëm, ndryshimet e nevojshme në legjislacion dhe problemet e konstatuara që duhet të zgjidhen, si dhe tema të tjera me rëndësi për zhvillimin e turizmit të Ulqinit. Kryetari Bajraktari tha se takimet e këtij lloji ndërmjet institucioneve dhe afaristëve(G2B) duhet të organizohen sa më shpesh, sepse vetëm kështu udhëheqësia e Komunës mund të marrë inpute dhe informacione cilësore për punëne vetë dhe planifikimin e politikave zhvillimore. Ai i dëgjoi me vëmendje afaristëte pranishëm, i regjistroi komentet, sugjerimet, propozimet dhe idetë e tyre dhe premtoi se Komuna e Ulqinit do të jetë shërbim për afaristët dhe qytetarët në kuptimin e plotë të fjalës.

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit foli për aktivitetet që janë planifikuar të realizohen deri në fund të këtij viti si dhe gjatë vitit 2023, duke përfshirë promovimin më intensiv përmes marketingut dixhital dhe rrjeteve sociale, aplikacionin online për regjistrimin e mysafirëve, organizimin e vizitave studimore për gazetarë dhe operatorë turistikë, prodhimi i materialeve promovuese, organizimi i manifestimeve, shënimi i shtigjeve për këmbësorë dhe promovimi i turizmit rural, përfundimi i punimeve në vrojtoret në Valdanos dhe Shtegvash, si dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për përmirësimin dhe avancim të ofertës turistike në Ulqin.

Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord që fokusi në periudhën e ardhshme duhet të jetë promovimin dhe edukimin më të mirë të qytetarëve lidhur me detyrimin ligjor për regjistrimin e mysafirëve dhe vjeljen e taksës së banimit, bashkëpunimi më intensiv me inspekcionet,zgjidhjen e problemit të zhurmës së tepërt dhe bllokimeve të komunikacionit, furnizim më të mirë me ujë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic