Në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka sot u mbajt takimi i shefave të klubeve të këshilltarëve.
Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Forcës së re demokratike dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve. Nga UDSH-ja pjesëmarrësve të takimit i thanë se do të përkrahin çdo marrëveshje të tyre.
Është arritur marrëveshja që të martën e ardhshme, më 23 shkurt, të mbahet zgjedhja e jashtëzakonshme e Kuvendit, caktimin e së cilës Gjeka e kërkoj prej më 15 janar.
Po ashtu u dakordua që një ditë më herët të mbahen mbledhjet e këshillave parlamentar.
Në rend të ditës të kësaj seancë gjenden dhjetë pika, kryesisht plane urbanistike.