Ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Erion Veliaj ka biseduar të premten në Tiranë me deputetin e pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Ato vlerësuan si të mira marrëdhëniet në mes dy vendeve duke theksuar që ka akoma shumë hapësirë për përmirësimin e tyre.
Veliaj dhe Abazoviq biseduan edhe për bashkëpunim më të ngushtë të grupimeve të tyre politike në të ardhmen.
Ministri Veliaj propozoi që në Ulqin, në pranverë të vitit të ardhshëm, të organizohet punëtoria për të rinj, propozim të cilin Abazoviq e pranoi.









