Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit në rend të ditës do të jetë propozim vendimi për vendosjen e kompensimit komunal.
“Nëse ky vendim miratohet, ai mesatarisht do të rëndojë buxhetet shtëpiake të qytetarëve të Ulqinit me të paktën 100 euro në vit”, thotë kryetari i Klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezaga.
Sipas fjalëve të tija, këtë taksë kryesisht do ta paguajnë ato që rregullisht shlyejnë detyrimet e veta.
Sipas të dhënave jozyrtare, tatimi i papaguar për patundshmëri në Ulqin ka kaluar shumën prej 10 milion euro.