Taksistët i shkruajnë kryetarit: NA MUNDËSONI KUSHTE NORMALE PËR PUNË

Taksistët e Ulqinit, të mbledhur në organizatën joqeveritare “Extra Taxi”, kanë kërkuar nga kryetari i Ulqinit Nazif Cungu që t’u mundësoj “kushte normale për punë dhe funksionim”. “Kërkojmë që më në fund të fillohet me implementim  të plotë të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe respektim të legjislatives tek dhënia e licencave, gjegjësisht tek lejet për transport publik të udhëtarëve”, shkruajnë taksistët dhe thonë që ato janë të “ballafaquar me faktin që disa individ apo një numër i madh i tyre në mënyrë joligjore merren me transportin e udhëtarëve”.

Propozohet që me qëllim të zgjidhjes së “këtij kaosi dhe parregullsie” të merren një sërë masash, para së gjithash largimi i makinave që punojnë në të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi