Tash tre ditë: MBYLLET PUNKTI I OT

UL-PUNKTOVI-1Me vendim të Inspekcionit të punës tash tre ditë është mbyllur i vetmi info-punkt i Organizatës turistike të Ulqinit i cili punon gjatë gjithë vitit, e i cili ndodhet tek Stacioni i autobusëve.

Arsyeja për vendim të tillë të inspekcionit është mungesa e kontratave të punës tek të punësuarit në atë objekt, Beqir Zati dhe Merita Rexha. Ato kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e punës me OT, sepse sipas vendimit të Gjykatës themelore, nga fillimi i marsit të këtij viti, është dashur të kthehen në vendet e mëparshme të punës. Kjo vlen edhe për dy punëtor tjerë të cilët ishin të punësuar në OT, Aleksandër Jacoviq dhe Muharem Beqoviq.

Në OT na thanë jo zyrtarisht që nuk e kuptojnë vendimin e inspekcionit që punkti të mbyllet. “Atje me vendimin e drejtorit mund të punojnë secili nga punëtorët të cilët janë tani të punësuar në këtë institucion”, është thënë Portalit UL-info me shpresë që kjo dilemë do të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme dhe që punkti do të hapet prapë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…