Të dhënat: ABSTENIM I KONSIDERUESHËM I VOTUESVE NË ZGJEDHJE

zgjedhjet-izbori-kutia-kutijaNë zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit në Ulqin u shënua një nga pjesëmarrjet më të ulëta në nivel shtetëror.

Atë ditë në Ulqin votuan 12.394 qytetarë ose 62.8 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Nëse kemi parasysh faktin që në Ulqin në zgjedhjet e mëparshme kanë votuar rreth 64 për qind e votuesve, ndërsa tani kishte jorezidentë që kanë të drejtë vote dhe të cilët votuan, atëherë mund të konkludohet se numër i konsiderueshëm i Ulqinakëve qëndroi atë ditë në shtëpitë e veta.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Ulqin tani është 19.735 që është për 414 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2012, ose për 566 më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2014.

Sipas të dhënave të fundit të Monstat, numri i banorëve të Ulqinit është pak mbi 20 mijë. Gati sa numri i atyre me të drejtë vote!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi