Në Mal të Zi në evidencë të Entit për punësim janë gati 50 mijë persona, ose 10 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Kjo do të thotë se shkalla zyrtare e papunësisë është 21,5 për qind.
Në Ulqin ajo është mbi 22 përqind. Tetë vite më parë në këtë komunë u evidentuan rreth nëntë përqind të atyre që kërkonin punë, gjersa në vitin 2012 kjo përqindje u rrit në 13,6 përqind.
Ulqini është e vetmja komunë në Bregdet ku shkalla e papunësisë është më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror.