Ulqinin këtë vit e kanë vizituar mysafirë nga mbi 120 vende të botës, sipas të dhënave të Organizatës turistike.
Numri më i madh i mysafirëve, dy të tretat, vijnë nga rajoni ynë, gjegjësisht rreth 23 për qind nga Kosova, 20 për qind nga Serbia dhe 13 për qind nga Bosnja dhe Hercegovina.
Një numër i konsiderueshëm i atyre që pushojnë në rivierën e Ulqinit janë turistë nga vendet evropiane. Çdo i nëntë vjen nga Gjermania.