Është rregull i vjetër që shoqëri të suksesshme janë ato ku numri i të punësuarve është të paktën tre here më i lartë se numri i personave të mbajtur (pensionistëve, të papunësuarve dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale), shkruan “Vijesti”.
Sipas të dhënave zyrtare të cilat i publikoi kjo gazetë, në qershor në Ulqin ishin 5217 persona të punësuar, që është përafërsisht sa numri i personave të mbajtur.
Në këtë komunë ka 3.313 pensionistë, 1.596 të papunësuar dhe 451 persona që marrin ndonjë formë të ndihmës sociale.
Në korrik në Ulqin paga mesatare ishte 392 euro dhe ishte më e ulëta në vend.