Të dielën: AKTIVITETI ”ME BIÇIKLETË NË SHKODËR”, VIZITË KALASË SË ROZAFËS

Me-biciklete-ne-shkoderPër të pestin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativo – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”.  Këtë vit ky aktivitet do të organizohet në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit dhe në këtë mënyrë kjo shoqatë dëshiron të pasurojë sado pak programin për nder të kësaj feste.

Në kuadër të aktivitetit është paraparë edhe vizita e Kalasë së Rozafës në Shkodër.

Për të gjithë pjesmarrësit Shoqata ”PROMUL” këtë vit ka siguruar edhe dhurata të cilat do të shpërndahen ditën e aktivitetit.

Këtë vit, për herë të parë, aktivitetin ”Me biçikletë në Shkodër” do ta ndihmojë Organizata turistike e Ulqinit.

Aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër” organizohet të dielën me  07.04.2019.

Detajet e aktivitetit të këtij viti

Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit e viteve të kaluara.

Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të dielen e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni detajet e aktivitetit.

Ora
7:30                 Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,
8:00                  Nisja për në Shkodër
9:15                 Mbërritja në Krythë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit te rrethrrotullimi

9:30                 Mbërritja në Katërkollë  dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit  (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)

10:00               Mbërrtija në Sukubinë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit në (Te pusi)

11:00               Mbërritja në Shkodër,
11 – 12:30        Vizitë Kalasë së Rozafës

12:30               Nisja për në Shirokë,

13:30-15:00     Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,

15:00               Nisja për në Ulqin,

18:00               Mbërritja në Ulqin.

Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.

Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve  që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur sportivo – rekreativo – turistik. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do