Ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir ka vizituar të dielën Bashkësisë islame në Ulqin. Së bashku me të ishte dhe Teufik Jaziçioglu, koordinatori i Dijanetit për Mal të Zi ( institucioni i Republikës së Turqisë që merret me çështje fetare).
Ambasadori ka vizituar të gjithë objektet fetare në qytet dhe ka biseduar me përfaqësuesit e këtij institucion mbi rinovimin e këtyre objekteve. Për momentin, siç theksoi, prioritet është rikonstruktimi i Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet në qendër të Ulqinit.
Nikoqirët i treguan diplomatit turk për gjendjen veçanërisht të keq në të cilën ndodhen Shtëpia e Pashës dhe ndërtesa e Beledijes (ish komuna e qytetit).