Instituti i Komunikimit “Medius” – Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” do të organizojnë debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”.
Debati publik do të mbahet të dielën, më 11 mars 2018, ora 16.00, në sallën e konferencave të Hotelit “Mediteran” – Ulqin.
Debatues në këtë eveniment do të jenë Redi Shehu, Nail Draga, Agim Baçi, Fitim Zekthi, Ergys Mertiri, Armand Bora, Ismet Kallaba dhe Ali Salaj.