Grupimi “Karsima Hotels & Resorts” paralajmëroi se të dielën, me 3 qershor, do të hapet kompleksi hotelerik “Holiday Village Montenegro” në Plazhin e Madh.
Jozyrtarisht mësohet se këtë akt solemnisht do ta shënojë kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpronari i Grupit Hotelerik Karisma Lubisha – Lubo Krstajiq.
Pas rikonstruktimit të kryer hoteli “Belvi” u kategorizua me katër yje. Ka gjithsej 257 dhoma, 4 pishina, 4 restorante, 4 bare dhe spa qendra, terrenet sportive dhe parqet avanturistike për fëmijë.