Në hotelin “Mediteran” në Ulqin të dielën do të mbahet Kuvendi i elektorëve të Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi. 113 elektorë do të zgjedhin me votim të fshehtë 16 anëtarë të Këshillit.
Pritet që deri në mes të tetorit do të mbahet dhe Kuvendi i Këshillit nacional të Shqiptarëve, të cilin përveç 16 anëtarë të ri e përbëjnë edhe 16 anëtarë tjerë sipas funksionit: katër deputet Shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi (Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka, Luigj Shkrela, Dritan Abazoviq), kryetari i komunës dhe i Kuvendit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Milazim Mustafa, kryetari i Komunës urbane dhe i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj dhe Fadil Kajoshaj, si dhe kryetarët e partive politike dhe organizatave të cilët kanë këshilltarë në parlamentin lokal (UDSH – Mehmet Zenka, LD në MZ – Mehmet Bardhi, Iniciativa qytetare – Smail Maliq Çunmulaj, Partia e prosperitetit demokratik – Ali Rexha, Iniciativa qytetare “Perspektiva” – Amir Hollaj, Alternativa shqiptare – Gjergj Camaj dhe “Lista për Tuzin” Muhamed Gjokaj).
Ato në këtë mbledhje do të zgjedhin kryetarin dhe sekretarin e këtij institucioni më të rëndësishëm nacional të Shqiptarëve për mandarin e ardhshëm katërvjeçar.