Të dielën: LËSHOJNË 100 FAZANË

Ndërmarrja publike për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave do të lëshoj të dielën në territorin e komunës së Ulqinit 100 fazanë. Sipas fjalëve të drejtorit të kësaj ndërmarrje Nazmir Sula, me këtë do të pasurohet njëri nga terrenet më interesante në aspektin hapësinor dhe më të pasur për gjueti në vend. Ai shpreson që fazanët do të arrijnë ti shmangen vërsuljes së parë të dëmtuesve.

Përndryshe, sezoni i gjuetisë në Ulqin fillon pak më vonë se në pjesët tjera të Malit të Zi dhe kjo për arsye të sezonit turistik. Në zonën e Anës Malit fillon me 15 gusht, ndërsa dy javë më vonë dhe në tërë territorin e Malit të Zi.

Çmimi vjetor i lejes së gjuetisë është 50 euro, plus dhjetë euro që i paguhen Shoqatës së gjuetisë për kartonin e gjuetisë, derisa çmimi për pensionistë është 25 euro.

Sula është posaçërisht i kënaqur që pak kohë më parë është miratuar     për territorin e komunës së Ulqinit deri në vitin 2022, që, siç tha ai, siguron funksionimin e kësaj ndërmarrje dhe në nëntë vitet e ardhshme. “Jam i kënaqur po ashtu që gjithnjë e më shumë njihemi si zonë atraktive për gjuetarët jashtë shtetit. Vetëm në bazë të kësaj të ardhurat e firmës tonë janë rritur më shumë se katër herë në dy vitet e fundit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca