Në Ulqin me 2 prill në Sallën e madhe të Kuvendit komunal, me fillim në ora 11:00, do të mbahet Simpoziumi regjional “Fëmijët me autizëm”, mëson Portali Ul-info.
Në këtë tubim, të parin e këtij lloji në Ulqin, përveç ekspertëve nga Mali i Zi do të marrin pjesë koleget nga Shqipëria dhe Kosova.
Simpoziumin e organizojnë Qendra për fëmijët me pengesa në zhvillim “Sirena”, OJQ “Anima” dhe Komuna e Ulqinit.








