Të dielën në Kripore: “MARTIN SHNAJDER” MBLEDH SHKENCËTARËT, DIPLOMATËT, POLITIKANËT…

Kriporja, Solana 3Në Muzeun e Kripores nesër, në kujtim të shkencëtarit dhe ekologut të madh gjerman, dashamirësit të bukurive natyrore të regjionit dhe Ulqinit, dr. Martin Schneider-Jacoby, do të mbahet mbledhja themeluese e shoqatës e cila mban emrin e tij.

Në këtë tubim do të zgjidhen organet e Shoqatës: kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues.

Sipas asaj çfarë mëson Portali Ul-info, në themelimin e Shoqatës, përveç të tjerëve, do të jenë të pranishëm ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker, drejtori i fondacionit ekologji gjerman “Euronatur” Gabrijel Shvaderer, shkencëtari dhe themeltari i projektit “Mali i Zi-shtet ekologjik” dr. Dragan Hajdukoviq, akademiku Sherbo Rastoder, deputeti dhe lideri i PSD-së Ranko Krivokapiq, deputeti Dritan Abazoviq, drejtuesi i CZIP-it Darko Saveliq…

“Kjo është përkrahje e fuqishme e komunitetit ndërkombëtar ndaj përpjekjeve tona të ruajmë dhe rinovojmë Kriporen dhe biodiversitetin e mrekullueshëm në këtë hapësirë”, tha njëri nga themeluesit e Shoqatës Zenepa Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa