Mbrëmë pjesëtarët e Shërbimit të mbrojtjes në Ulqin kishin shumë punë. Rreth orës 20 morën dy lajmërime për shpërthim të zjarrit: në Pinjesh dhe në Ullishtë.
Në Pinjesh shpërtheu zjarri në afërsi të varreve myslimane “Sallaku”. Ekzistonte rreziku që zjarri të përhapet në shtëpinë që ndodhet në afërsi, për ai u lokalizua me intervenim të shpejtë të përfaqësuesve të Shërbimit.
Më shumë punë për zjarrfikësit kishte në Ullishtën e pronarit S.B., sepse, për shkak të terrenit të papërshtatshëm, qasja zjarrit ishte e mundshme vetëm me rezervuarët e shpinës. Mbas dy orë e gjysmë zjarri u fik, ndërsa vetëm një trung i ullirit u dogj.