Ato që të dielën pasdite e kaluan në Ranë, përveç motit të mirë, kishin mundësi të shijojnë edhe performancën e grupit muzikor “Wings of Dixie”.
Ky show akustik ishte preludë i koncerteve të cilët ky grup do t’i ketë në disa qytete të Malit të Zi, duke përfshirë edhe atë i cili të martën do të mbahet në Tuz, në Qendrën Kulturore, me fillim në ora 20.
Përndryshe, “Wings of Dixie” është pjesë e grupit muzikor të forcave ushtarake amerikane në Evropë. Përbëhet prej 8 anëtarësh, ndërsa në repertorin e tyre zënë vend rrymat muzikore si xhazi, bluzi, popi modern dhe hitet e muzikës rok.