Ansambli i famshëm kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” nga Prishtina do të mbajë koncert me 25 maj në Shas. Të dielën është, përndryshe, dita qendrore e manifestimit treditor “Pranvera në Anë të Malit”, manifestimit tradicional kulturo-argëtues i cili këtë vit mbahet për të 11 herë.
Organizator i manifestimit është shoqata “Ora”, ndërsa sponsori kryesor është komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike.