Në kuadër të projektit “Përkrahje komuniteteve locale në implementimin e praktikave turistike të bazuara në natyrë në rrethinë të Liqenit të Shasit”, I cili është përkrahur nga Fondi partnerik për ekosisteme kritike, OJQ “Green Home” organizon aksionin e pastrimit të zonës së Shasit të dielën më 24 korrik të vitit 2016.
Fillimi i aksionit është në ora 8 tek kthesa për në kala të Shasit.
Aksionit do ti bashkëngjiten punëtorët e NP “Veprimtari komunale” Ulqin, të cilët do të shkurtojnë barishtat afër rrugës e cila çon drejt restorantit “Shas”.
“Me këtë rast ftojmë vendasit e Shasit por edhe të rinjtë dhe qytetarët e interesuar, si dhe sektorin joqeveritar që tan a bashkëngjitet dhe të ndihmojnë në realizimin e aksionit”, njoftuan organizatorët për Portali Ul-info duke shtuar se ditët e ardhshme do të hapet Info qendra në Shas.