Në hemisferën veriore të Tokës, sot në mëngjes filloi stina më e bukur e vitit – pranvera.
Në Ulqin zbardhi ditë e mrekullueshme, me diell, e si paralajmëruan meteorologët, prej nesër e deri nga mesi i javës së ardhshme, pritet mot me vranësira të ndryshueshme.
Temperatura e ajrit të enjten do të jetë në rritje, pastaj do të bijë për 3-4 shkallë.
Pranvera këtë vit kalendarik do të zgjas deri më 21 qershor.
Foto: Gezim Mavriq