Nga SHB “Rumia” – Ulqin njoftuan që data e manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 05 qershor 2016.
Programi:
-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit;
-Transporti është individual.
-Gjithashtu mund te shfrytzoni edhe transportin me minibus ose autobus nga Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Udhetimi me autobus kushton 5 euro per person. Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e shtune ne oren 18.00, ne tel. 069 680 368
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti;
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë dhe veshje të përshtatshme, ushqimdhe 3-4 L ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00, kur edhe fillon programi kulturo-artistik.
-Për bjeshkatarët dhe mysafirët do jenë të përgatutur sanduiçë dhe pije të ndryshme;
-Vendi është i siguruar për ata që kanë dëshirë për kamping në Brisk Nalt një natë para nisjes;