Në kujtim të hendbollistit të “Ulqinit” Lubomir – Lubo Kuzman, i cili ndërroi jetë shumë herët, të dielën më 17 janar, me fillim në ora 10, do të mbahet Turneu i katërt memorial.
Përveç vendasve, në turne do të marrin pjesë edhe skuadrat e “Sutjeskës” nga Nikshiqi, “Budvanska riviera” dhe “Mornari”.
Organizator i turneut është KH “Ulqin”, ndërsa hyrja është falas.