Ramazani, muaji i shenjtë i muslimanëve, fillon të enjten, ndërsa teravija e parë do të falet të mërkurën mbrëma, njoftohet nga Bashkësia islame.
Ky muaj i agjërimit zgjat 29 ditë, ndërsa dita e parë e Bajramit të Ramazanit është me 17 korrik.
Që tani janë dërguar ftesat për iftaret e përbashkëta. E para këtë gjë e bëri Ambasada amerikane e cila iftarin do ta shtrojë të premten, më 19 qershor, në Qendrën kulturore islamike në Tivar.









