Të enjten, më 10 nëntor 2022, në hotelin “Oasis” në Tuz do të mbahet tryeza e rrumbullakët “Interkulturalizmi – ilaç për uljen e tensioneve etnike dhe gjuhës së urrejtjes”.
Në këtë tubim do të flasin dr Ludmila-Milla Popoviq, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Drejtorinë për Ndërkulturalizëm në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, dhe Kristjan Dukaj, gazetar dhe publicist, ndërsa përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë për të drejtat e pakicave do ta përshëndesin tubimin.
Moderator i tryezës do të jetë Sabra Deceviq, nga Shoqata “Fëmijët e Malit të Zi”.
Projekti “Diagnoza dhe terapia e lirisë së shprehjes, gjuhës së urrejtjes dhe tensioneve etnike” realizohet nga Qendra për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (CEDEM) në partneritet me Institutin për Media dhe OJQ “Ul info”, dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).