Të enjten në Ulqin: Fillon maratonja “Ditët e Kulturës së Pakicave në Malin e Zi”

Njoftim për Media

Më 20 nëntor, në Ulqin, fillon maratonja “Ditët e Kulturës së Pakicave në Malin e Zi”, në kuadër të së cilës do të shfaqen shumë aktivitete kulturore në disa qytete të Malit të Zi. Qëllimi i këtij organizimi është promovimi i vlerave dhe trashëgimisë kulturore të pakicave.

Në këtë kuadër, ju ftojmë të merrni pjesë në Koncertin e Hapjes Solemne të Manifestimit “Ditët e Kulturës së Pakicave”. Koncerti do të mbahet më 20 nëntor në Qendrën për Kulturë në Ulqin, me fillim në orën 19:00.

Në koncert marin pjesë: Shkolla e Baletit për Fëmijë në Ulqin, Kori i Shkollës së Mesme “Bashkimi Vëllazrimi” nga Ulqini, Grupet folklorike që paraqesin krijimtarinë folklorike të shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve dhe pakicavavë të tjera në Malin e Zi dhe Grupi muzikor “Espressivo” nga Ulqini.

Ditët e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi janë krijuar në vitin 2003, nën kujdesin e Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave, si shprehje e një vizioni të qartë për afirmimin, ruajtjen dhe zhvillimin e identiteteve kulturore të popujve dhe komuniteteve pakicë brenda kornizës së Malit të Zi modern dhe shumetnik. Me themelimin e Institucionit Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, ky institucion mori përsipër organizimin e manifestimit, që është realizuar për disa vite në formate dhe tituj të ndryshëm, duke ruajtur kështu frymën dhe vazhdimësinë e tij.

Do të ishte kënaqësi e madhe për ne që së bashku të shënojmë këtë jubile të rëndësishëm, i cili ka një domethënie të veçantë dhe përfaqëson kulmin e angazhimit dhe punës tonë shumëvjeçare për kulturën e popujve pakicë në Malin e Zi.

Organizatori i koncertit: Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi