Të enjten, më 29 tetor, me fillim në ora 18, në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit do të bëhet përurimi i librit me poezi “I zënë rob” të autorit Rifat Stankaj.
Organizatorët e evenimentit do të jenë Qendra kulturore – Ulqin, Biblioteka e Ulqinit dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi.
Stankaj, i cili përndryshe është mërgimtar në Gjermani, për këtë vepër thotë se “është përmbledhje e poezisë time të deritashme dhe përfshinë fragmentet e jetës time prej në fëmijëri e deri më sot”.